Connect with us

Lajme

Trendafilova po vazhdon qëndrimin në Kosovë, viziton Ambasadën e Zvicrës

Publikuar

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova po vazhdon qëndrimin në Kosovë. Ajo mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një vizitë në Ambasadën e Zvicrës. Me këtë rast është parë një numër…

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova po vazhdon qëndrimin në Kosovë.

Ajo mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një vizitë në Ambasadën e Zvicrës.

Me këtë rast është parë një numër i policëve që po kujdesen për sigurinë në rrugën “Adrian Krasniqi” në kryeqytet.

Thekosojmë se disa ditë më parë ajo zhvilloi një takim me shoqërinë civile dhe gazetarë mirëpo u mirëprit me protesta të ashpëra nga Partia Social Demokrate e Kosovës.

Gjatë protestës së PSD-së u arrestuan Dardan Molliqaj, Nol Nushi dhe disa nga aktivistët e tjerë të kësaj partie.

NA NDIQ NË FACEBOOK