Connect with us

Lajme

Tahiri me diagnozë për Qeverinë: Dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, varfëri

Publikuar

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka dhënë një diagnozë për punën e bërë nga qeveria dhe shumica parlamentare. Ai këtë e ka thënë…

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka dhënë një diagnozë për punën e bërë nga qeveria dhe shumica parlamentare.

Ai këtë e ka thënë pas njoftimit se për vitin 2023 nuk do të ketë më seanca, përveç që komisionet parlamentare do ta vijojnë punën.

“Diagnoza e vitit 2023 është: dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim në procese evropiane, dobësim të shtetit e sovranitetit dhe varfëri gjithandej”, shkruan Tahiri.

“Shumica parlamentare dha gjithçka që temat madhore dhe të cilat kërkojnë lidership të mos ecin asnjë hap. Komfort zona e 51 përqindëshit punoi ad-hoc, dështoi pa kuorum, i duartrokiti liderit suprem, kaloi ligje kundërkushtetuese pa debat e transparencë, ushtroi presion mbi opozitë dhe kujtoi që do ta qes jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, për t’i grahur drejt autokracisë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK