Connect with us

Sport

Sulmuesi shtang të gjithë në Kroaci me këtë gol ndaj Rijekës! – VIDEO

Publikuar

KROACI – Gol dhe fitore për Arbër Hoxhën në Kroaci. Slaven Belupo, ku luan edhe Bujar Pllana, siguroi një fitore befasuese 2-4 kundër Rijekës, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në HNL.

Hoxha realizoi golin e “pokerit” pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, i pesti sezonal në kampionatin kroat për 25-vjeçarin dardan.

Sulmuesi i majtë, autor i tri ndeshjeve dhe një goli me përfaqësuesen e Kosovës, realizoi një gol shumë të bukur. Hoxha u nis me top nga mesi i fushës dhe mposhti portierin kundërshtar me një parabolë plot klas.

NA NDIQ NË FACEBOOK