Connect with us

Bota

Sulm me armë në një universitet në Pragë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Publikuar

Një sulm me armë ka ndodhur në një universitet në qendër të Pragës në Çeki. Policia çeke thotë se si pasojë e të shtënave, ka viktima dhe të plagosur.

Incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles.

E gjithë zona përreth ku ka ndodhur sulmi me armë është mbyllur nga policia.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.

Raportohet se autori i të shtënave me armë është neutralizuar nga policia dhe dyshohet të jetë vrarë.

/tvklan.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK