Connect with us

Kosovë

Strehohej në një fshat të Vitisë nga arrestimi i baronit të rrezikshëm të kokainës

Publikuar

Ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë u arrestua sot. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e…

Ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë u arrestua sot.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Gëzim Çelës, i cili njihet si “baron i drogës”, duke zbuluar se ai po strehohej nga një shtetas i Kosovës në një fshat të Vitisë.

Sipas policisë në momentin e arrestimit Çela ishte në fshatin Dardani të Ferizajt dhe, përveç shtetasit kosovar, ishte i shoqëruar edhe nga dy femra shtetase të Shqipërisë.

“Për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë”, thuhet në njoftim.

Çela u shpall në kërkim nga autoritetet në Shqipëri rreth dy muaj më parë, pasi dyshohet se drejtoi një grup për trafikun e lëndëve narkotike.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit antidroge “Flakë në det”, që nisi më 15 gusht të këtij viti, ku u arrestuan shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, më 8 dhjetor 2023

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), pas një pune intensive operative dhe në bashkëpunim e koordinim me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, sot më 08.12.2023, në një fshat në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar.

Hetuesit policorë nga DHTN-ja kanë arritur që sot rreth orës 17:55, të lokalizojnë vend-ndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari G.Ç., (mashkull shtetas i Shqipërisë), në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova. Dyshohet se shtetasi i Kosovës, ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e anti-drogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi tjera të PK-së.

Për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë.

Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU të cilët në koordinim me organet e drejtësisë, do të merren me procedura rreth rasteve kur kemi të bëjmë me arrestime të personave që janë në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet në drejtim të sigurimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, arrestimin e personave të dyshuar dhe dërgimin e tyre para organeve të drejtësisë si dhe do të vazhdojë e të thellojë bashkëpunimin me policitë e shteteve mike, me theks të veçantë me Policinë e Shtetit.

Mund të jetë një imazh i teksti

NA NDIQ NË FACEBOOK