Connect with us

Kosovë

Si vendosi policia kamera ‘sekrete’ për ta kapur Naim Murselin dhe të tjerët? Gazetarja nxjerr detaje

Publikuar

Gazetarja e njohur investigative nga Shqipëria, Klodiana Lala e cila po merret me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka zbuluar detaje ekskluzive lidhur me këtë rast.

Ajo ka treguar edhe për veprimet e policisë që rezultuan efektive në identifikimin e bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe të tjerëve si të lidhur me rastin.

Ajo ka thënë se Naim Murseli iu kishte dhënë vet policisë arsye për të dyshuar në të pasi deklarimet e tij ishin kontradiktore.

Sipas Lalës, Murseli kishte devijuar përgjigjen e tij në pyetjen e policisë së kush kishte qenë duke vozitur veturën e tyre dhe më tutje, policia e ka futur në listën e personave të dyshuar.

Policia kishte vendosur në vëzhgim Naim Murselin dhe kishte arritur të identifikonte lëvizjet e tij para dhe pas kryerjes së krimit ndërsa me urdhër të Gjykatës, policia kishte vendosur kamera të fshehura në vendet ku ai mendohej se do të shkonte.