Lajme
Sheshi i Podujevës nga sot e deri pas festave të fundvitit ofron WiFi falas për qytetarët

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se nga sot e deri pas festave të fundvitit sheshi i qytetit do të mbulohet me WiFi falas. “Njoftojmë qytetarët se nga sot…
Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se nga sot e deri pas festave të fundvitit sheshi i qytetit do të mbulohet me WiFi falas.
“Njoftojmë qytetarët se nga sot e deri pas festave të fundvitit mund të shfrytëzojnë WiFi falas në sheshin e qytetit”.
“Kjo po mundësohet nga Komuna e Podujevës përmes operatorit ekonomik i cili ka bërë dekorimin e qytetit për festat e fundvitit”, thuhet në njoftim.


















