Connect with us

Lajme

Qëlloi me kallashnikov pranë banesave të të afërmve, arrestohet 27-vjeçari

Publikuar

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se i riu ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

“Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK