Kosovë
Prokuroria deklarohet për tentim vrasjen në Pejë: Dy persona të ndaluar
Në orët e para të së dielës, rreth orës 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.
Dy persona me urdhër të prokurorit janë ndalur për vrasje e mbetur në tentativ.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ku tha se njëri nga personat e ndalur është i mitur.
“Dy persona me urdhër të prokurorit janë ndaluar për veprën penale vrasje e mbetur n2 tentativ. Njëri i ndaluar për 48 orë, kurse tjetri 24 orë për shkak se është i mitur”, ka thënë Nikçi për Indeksonline.