Kosovë
Prekëse: Shokët me lot në sy i japin lamtumirën e fundit Lordon Sylës (VIDEO)

Mesnata e së shtunës ishte tragjike për tre të rinj rreth të 20-ave. Në kilometrin e 15′ të në dalje të Autostradës “Ibrahim Rugova”, ndodhi një aksident i rëndë, kur për pasojë humbën jetën të tretë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, raporton Raporto24.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se “Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”.
Dy nga ta, dikur kishin qenë pjesë e klubit futbollistik të Gjakovës, Lordi Syla, Molos Delija.
E për këtë rast tragjik ka reaguar kryesia e klubit Gjakova, duke u shprehur ngushëllime familjeve Delija dhe Syla.
“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikisht dy ish-futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla.Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhej ne njoftimin e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit Gjakova.
Reagime ka pasur edhe nga familjarët e tashmë të ndjerëve, sikur edhe nga shokët dhe miqtë e tyre.
Në mesin e tyre ka qenë edhe vet prindi i Lordon Sylës, i cili ka publikuar një fotografi me të birin e tij, e të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu ne xhehnet”.
Me lot në sy e dhembje në shpirt shokët i dhanë lamtumirën e fundit sot Lordon Sylës, në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës.





















