Connect with us

Lajme

Policia aksion në një depo në Leposaviq, gjeti pije alkoolike, vaj, sheqer e cigare pa banderola – të gjitha pa dokumente

Publikuar

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri (NJRHKEK-Mitrovicë-Veri), ka pranuar informatë se  në Leposaviq është hasur në një depo në të cilën dyshohet se ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse, transmeton Reporteri.net.

Policia thotë se pas pranimit të kësaj informate lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet hetimore/operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim:

500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme, birra).

200 litra pije joalkoolike.

450 litra vaj.

500 kg sheqer.

300 kg produkte konditorike.

10 boksa cigare pa banderola.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së. Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 

 

<p>The post Policia aksion në një depo në Leposaviq, gjeti pije alkoolike, vaj, sheqer e cigare pa banderola – të gjitha pa dokumente first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

NA NDIQ NË FACEBOOK