Connect with us

Kosovë

“Po duan të na njollosin emrin, ne po fluturojmë mbi …”, Pacolli reagon sërish për zërat që e lidhin me vrasjen e Liridonës

Publikuar

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur sërish për “zërat” që, sipas tij, po “e duan njollosjen e emrit të tij”.

Ai ka treguar një bisedë me djalin e tij të vogël, të cilin e ka këshilluar që të mos ndikohet nga askush, përcjell Bota sot.

“Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte dëgjuar) më tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”.

Ai këtu e kishte fjalën për ata, të cilët po tentojnë të njollosin emrin e nderin e familjes tonë.

“Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni të mirë me të tjerët!”, ka shkruar Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK