Bota
Përplasen dy trena në Itali, 17 persona të plagosur
Një aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dy trena të linjës Bologna-Rimini janë përplasur me njëri-tjetrin pranë Ravenna-s.
Aktualisht raportohet për 17 perosna të plagosur, ndërkohë që në vendngjarje janë grupet e ndihmës së shpejtë, forcat zjarrrfikëse dhe policia.
Ndërsa trafiku i trenave është pezulluar midis Castel Bolognese dhe Forlì.