Connect with us

Shqipëri

Përjashtohen nga Kuvendi për 10 ditë Sali Berisha dhe 5 deputetë të tjerë

Publikuar

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me dhjetë ditë nga Kuvendi, Sali Berishën dhe 5 deputetë të tjerë, për kaosin e krijuar në Kuvend, në seancën plenare që u mbajt të hënën.

Përveç Berishës, janë përjashtuar për 10 ditë edhe deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka.

Ishte mazhoranca ajo e cila iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve.

Sipas PS-së, këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

/GazetaSinjali/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK