Connect with us

Lajme

Përdhunimi i dy vajzave në Berat, flet nëna e 16-vjeçares

Publikuar

më

Nëna e një prej vajzave që akuzuan për përdhunim dy të rinj, ka deklaruar se 16-vjeçarja është shtyrë për të bërë kallëzimin nga familja e të fejuarit të saj.

Ajo është shprehur se e bija ka qenë në një lidhje me Andon Shosharin, por janë ndarë dhe më pas është fejuar me dikë tjetër, por pretendon se familjarët e tij nuk e lejojnë të takohet me vajzën.

Rudina Jashari deklaroi se dy të arrestuarit, Andon Shoshari dhe Ardin Nano, janë të mirë dhe se 20-vjeçarin, me të cilin vajza e saj ka pasur lidhje, e ka djalin e kunatës.

“Janë mashtrime, vajza ime është 16-vjeçe e kanë shtyrë të denoncojë Andon Shosharin dhe Ardit Nanon. Gënjejnë, vajza ime është shtyrë të bëjë denoncimin.

Të dy djemtë janë shumë të mirë, janë djem të lagjes. Ai është djali i kunatës sime, vajza ime ka qenë në një lidhje me të para dy vitesh dhe ajo ka kryer marrëdhënie me të, nuk është problem.

Pasi janë ndarë nuk kanë pasur ngacmime. E kanë shtyrë vjehrra, kunati, e burri. Ajo është e fejuar, nuk është martuar akoma. Janë gënjeshtra, presim të marrin masa sepse nuk jam e bindur. Mua smë tha asgjë, nuk më lejojnë ta takoj burri dhe familjarët e saj. I kam shkuar me polici tek shtëpia.

Vajzën nuk ma sjellin tek shtëpia, unë kam për detyrë ta marr fëmijën këtu, tek shtëpia ime, të mos jetë tek vjehrra. E dua vajzën time në shtëpi, s’kam ankesa për dy djemtë janë të mirë”, tha nëna e të miturës.

Të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë janë Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia.

Ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi dy vajzat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33-vjeç dhe A. Sh., 20-vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16-vjeçe”, raportoi policia.

Të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se ata kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur një marrëdhënie (bashkëjetesë) me dy djemtë.

Advertisement
Lajme7 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri2 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme3 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni4 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë7 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni9 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK