Connect with us

Kosovë

NJSI sërish nesër proteston, i bashkohen edhe njësitet tjera të Policisë

Publikuar

Pjesëtarët e Njësitit Speciale Intervenuese dhe departamenteve tjera të Policisë nesër do të mbajnë protestë.

Sinjali mëson se protesta do të mbahet nga ora 12:00 para objektit të Qeverisë.

Arsyet lidhen sërish me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmerisë, ku të njëjtit protestuan edhe muajin e kaluar.

Pjesëtarë e saj kishin shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë para disa javësh.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.

Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK