Connect with us

Shëndetësi

Një test i ri gjaku zbulon se cilat nga organet po plaken më shpejt

Publikuar

Gjaku mund t’ju tregojë se cili organ në trupin tuaj po plaket më shpejt – tregon studimi. Testet mund të ndihmojnë në përcaktimin se kush ka një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes në atë organ të veçantë brenda 15 viteve, kanë zbuluar studiuesit amerikanë.

Ata mund të parashikojnë përparimin e gjendjeve shëndetësore, si sëmundja e Alzheimerit dhe t’i ndihmojnë njerëzit të marrin trajtim përpara se të sëmuren – transmeton The Sun.

“Ne mund ta vlerësojmë moshën biologjike të një organi te një person që në dukje është i shëndetshëm. Kjo, nga ana tjetër, parashikon rrezikun e një personi për sëmundje të lidhura me atë organ”, ka thënë profesor Tony Wyss-Coray nga Universiteti i Stanfordit.

Studimi, i botuar në revistën Nature, përdori inteligjencën artificiale për të vlerësuar nivelet e proteinave në gjak duke përdorur një test.


Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun

Lexo po ashtu
Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun

Ata u fokusuan në 11 organe kryesore, sisteme organesh ose inde, duke përfshirë trurin, zemrën, mushkëritë, veshkat, mëlçinë, pankreasin dhe zorrët, si dhe sistemin imunitar, muskujt, yndyrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Për të trajnuar algoritmin e tyre, ekipi kontrolloi nivelet e gati 5.000 proteinave në gjakun e 1.398 pacientëve të shëndetshëm në Qendrën Kërkimore të Sëmundjeve ‘Alzheimer Knight’.

Ata varionin nga mosha 20 deri në 90 vjeç, por kryesisht ishin në fazën e mesme dhe të vonshme jetësore. Studiuesit shënuan të gjitha proteinat, gjenet e të cilave ishin katër herë më të aktivizuara në një organ në krahasim me një tjetër.

Ata gjetën 858 proteina specifike të organeve dhe trajnuan një algoritëm për të gjetur moshën e një personi bazuar në to. Në total, ekipi testoi algoritmin e tyre në një total prej 5.676 pacientësh në pesë grupe.


Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave

Lexo po ashtu
Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave

Pothuajse 20 për qind e pacientëve treguan “plakje shumë të përshpejtuar” në një organ, ndërsa 1.7 për qind treguan plakje në organe të shumta. Studiuesit thanë se plakja e përshpejtuar e organeve “mbart një rrezik 20 deri në 50 për qind më të lartë të vdekshmërisë”.

Ata me plakje të përshpejtuar të zemrës kishin 250 për qind më shumë gjasa të kishin pamjaftueshmëri të zemrës, ndërsa plakja e përshpejtuar e trurit dhe enëve të gjakut mund të parashikonte përparimin e sëmundjes së Alzheimerit më mirë se biomarkeri më i mirë aktual i bazuar në gjak.

“Nëse mund ta riprodhojmë këtë gjetje në 50.000 ose 100.000 individë, kjo do të thotë se duke monitoruar shëndetin e organeve individuale te njerëzit në dukje të shëndetshëm, ne do të jemi në gjendje të gjejmë organe që po kalojnë plakjen e përshpejtuar në trupin e njeriut dhe mund të jemi në gjendje t’i trajtojmë njerëzit para se të sëmuren”, ka deklaruar profesori. /Telegrafi/

The post Një test i ri gjaku zbulon se cilat nga organet po plaken më shpejt appeared first on Telegrafi.

Shqipëri24 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme1 hour ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

NA NDIQ NË FACEBOOK