Kosovë
Në pikë të territ, shoferi i automjetit vozit pa drita sinjalizuese në autostradë – VIDEO

Gjatë vozitjes, sipas rregullave, parashihet që dritat e automjetit të jenë të ndezura përpara dhe mbrapa. Ky rregull vlen si për ditën ashtu edhe për natën.
Mirëpo një rregull i tillë nuk është respektuar sot nga shoferi i një veture “Mercedes”, shkruan Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje të kësaj veture e cila vozit në autostradën autostradën Komoran-Prishtinë, por nuk i ka ndezur dritat e prapme të automjetit.















