Connect with us

OP / ED

Murtezani: Viti i ri me problemet e vjetra në Saraj

Published

on

Shkruan: Hasim Murtezani

Këshilli komunal i Komunës së Sarajit në të cilin BDI e ka shumicën e këshilltarëve ka miratuar edhe këtë vit buxhetin për vitin e ri 2024!

Komuna e Sarajit e udhëhequr nga BDI edhe pas 4 mandateve qeverisje apo 16 viteve menaxhim me pushtetin lokal, ende vazhdon retorikën premtuese të niveleve vetëm parashikuese dhe planifikuese për investime në kanalizime dhe ujësjellës nëpër fshatrat e Sarajit duke haruar se këto premtime i kanë pasur në program se do ti realizojnë në çdo cikël zgjedhor!

Komuna e Sarajit ka ngelur në stadin e planifikimit pa mos kaluar në fazën e realizimit dhe konkretizimit të projekteve sot e 16 vite me radhë!

Pasi gjithë atyre votave që BDI ka marur në fshatin SFILLARE me vite të tëra, tek tani premtohet rikonstruimi i rrugës lokale për banorët e SFILLARES e cila s’dihet se kur do filloj….

Komuna e Sarajit vazhdon ende premtimet politike në ritjen e investimeve edhe për këtë vitë në sport dhe kulturë, në ndërkohë që të gjithë e dimë sesi është sot halli i sportit dhe kulturës në Komunën e Sarajit!

Komuna e Sarajit gjithashtu vazhdon ende me premtimet në ritjen e investimeve për Ndërmarjen e Higjienës Komunale në Saraj në ndërkohë që të gjithë e dimë sesi sot është niveli i pastërtisë dhe mbeturinave gjithandej në teritorin e Komunës së Sarajit!

EDHE SA VITE DUHET TË PRESIM TË KALOJNË QË KËTO PREMTIME TË REALIZOHEN?!

MOMENTI I FUNDIT PËR TU ZGJUAR NGA GJUMI I RËNDË DIMËROR 😑 😴 🫢

Hasim Murtezani – Kryetar i degës së Lëvizjes Besa Saraj!