Connect with us

Kosovë

Ministria e Mbrojtjes del me njoftim për arrestimin e pjesëtarit të FSK’së

Publikuar

Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Insajderi nga burime të sigurta raportoi se i arrestuari është Kushtrim Kokalla. I njëjti është…

Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit.

Insajderi nga burime të sigurta raportoi se i arrestuari është Kushtrim Kokalla. I njëjti është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media thuhet se hetimet janë duke u kryer nga organet e drejtësisë, teksa thanë se ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”, thuhet në komunikatë.

NA NDIQ NË FACEBOOK