Connect with us

Shqipëri

Ministri Hasani pas takimit me Antonio Tajanin në Tiranë: Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me homologun italian, Antonion Tajani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se me Tajanin diskutuan për bashkëpuninin dypalësh.

“Mirëprita në mëngjes në Tiranë kolegun tim, Miinistrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të italisë, Antonio Tajani. Diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij në Shqipëri sot.“, shkruan Hasani në rrjetin social, X.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK