Lajme
Ministri Aliu publikon foto me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani nga Dubai

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry. Aliu tha se bashkë…
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.
Aliu tha se bashkë me Osmanin dhe ish-sekretarin Kerry, e kanë dëgjuar fjalimin e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.
“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin, John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga ZëvendësPresidentja e ShBA-ve, Kamala Harris”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Aliu ka thënë se Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme.
“Përfundimi i ‘World Climate Action Summit’, ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030”, ka shkruar ministri.





















