Lajme
Mblidhet sot KQZ-ja, në rend dite pezullimi i PSD-së dhe një partie tjetër politike


Komisioni Qendror i Zgjedhje do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në rend dite është rekomandimi për pezullimin e dy partive politike përfshirë Partinë Socialdemokrate.
Po ashtu në rend dite është edhe pezullimi i partisë Lëvizja për Bashkëveprim.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme është edhe rekomandimi për shlyerjen e borxheve të partive politike dhe subjekteve politike.
Mbledhja mbahet në ora 13:30
Rendi i plotë i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.33 dhe
34/2023
3. Aktivitetet e Zyrës:
-Rekomandimi për pezullimin e partisë politike LËVIZJA PËR BASHKËVEPRIM;
– Rekomandimi për pezullimin e partisë politike PARTIA SOCIALDEMOKRATE;
– Rekomandimi për shlyerjen e borxheve të partive politike dhe subjekteve politike për
periudhën 2014 – 2020 nga Regjistri i llogarive të arkëtueshme
4. Raportet e Këshillave të KQZ:
4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të Punës për vitin 2024
5. Të ndryshme
<p>The post Mblidhet sot KQZ-ja, në rend dite pezullimi i PSD-së dhe një partie tjetër politike first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>




















