Connect with us

Lajme

MASH zvogëlon buxhetin për shkollat fillore të komunës së Tetovës, Dauti: Kjo është hakmarrje politike

Publikuar

Nazmi Dauti nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Tetovës, ka akuzuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit se ka zvogluar buxhetin për shkollat fillore të Komunës së Tetovës.

“MASH akoma nuk ka siguruar librat për vitin shkollor, ndërsa tani do të kemi shkurtim të buxhetit, konkretisht dotacionit për vitin 2024 me rreth 18 milion denarë që i bie diku 300 mijë euro. Ky shkurtim drastik i buxhetit nga MASH nuk do të jetë i mjaftueshëm për procesin e mësimdhënies në shkollat tona dhe se me këtë hap po fundoset arsimi shqip në vend”, tha Dauti.

Ai i bëri thirrje MASH që të reflektoj dhe të fokusohet në përimirësimin e kushteve në arsim.

NA NDIQ NË FACEBOOK