Connect with us

Lajme

LDK-ja e konfirmon për Insajderin: Dje pranuam draft-statutin e Asociacionit

Publikuar

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar se gjatë ditës së djeshme kanë marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e…

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar se gjatë ditës së djeshme kanë marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e partisë, Sibel Halimi.

“Po është e vërtetë, dje e kemi pranuar draft-statutin”, teksa shtoi se detaje tjera do të bëhen me dije me kohë.

Theksojmë se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u takua me krerët e partive opozitare.

Me Memli Kransiqin nga PDK, me Lutfi Hazirin nga LDK dhe Ramush Haradinajn AAK-së, ky i fundit kishte konfirmuar se në atë takimin kishte pa draft-statutin e Asocacionit ndërkohë që Krasniqi e Haziri kishin mohuar një gjë të tillë.

/Insajderi

NA NDIQ NË FACEBOOK