Lajme
Kurti: Kosova solidarizohet me Çekinë

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova solidarizohet me Çekinë “në këto kohë të vështira”, pas sulmit me armë zjarri në Pragë, duke thënë se qëndron me familjet e viktimave.…
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova solidarizohet me Çekinë “në këto kohë të vështira”, pas sulmit me armë zjarri në Pragë, duke thënë se qëndron me familjet e viktimave.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Ngushëllime të përzemërta Republikës Çeke nga Republika e Kosovës. Pas të shtënave tragjike në Pragë, mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin çek. Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira”, ka thënë Kurti.
Për sulmin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.



















