Connect with us

Maqedoni

Kovaçevski nga Brukseli: KE-ja njeh përafrimin solid të legjislacionit tonë me atë evropian

Publikuar

më

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot gjatë një vizite pune në Bruksel, në kuadër të së cilës hapi skriningun e parafundit dypalësh për kapitullin 30 kushtuar marrëdhënieve me jashtë, deklaroi se procesi i shqyrtimit po zhvillohet me sukses dhe sipas dinamikës së përcaktuar, përcjell KlanM. Procesi i skriningut sipas tij, përfundon nesër më 7 dhjetor, ndërsa shtoi se në periudhën 15 mujore janë realizuar gjithsej 100 ditë pune, janë bërë 850 prezantime nga 206 institucione, ku kanë marrë pjesë afërsisht 1000 pjesëmarrës.

Kovaçevski, siç përcjell KlanM, tha se për vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgatitur 2 miliardë euro në formë grantesh.

“Konstatimi i KE-së është se ne kemi një nivel solid të përputhshmërisë. Pasojnë udhërrëfyesit, të cilat janë detyrimi ynë që buron nga Korniza Negociatore, të cilat nga ana e tyre janë kusht për hapjen e klasterit të parë. Plani i Rritjes, i cili u prezantua nga presidentja Von der Leyen dhe të cilin ne, vendet e Ballkanit Perëndimor e kërkonim, ka gjithashtu një rëndësi të madhe për vendin. KE ka përgatitur dhe dorëzuar Planin dhe është vërtet inkurajues. Plani i rritjes është pikërisht ai që prisnim – i përpunuar, funksional dhe i fokusuar në disa prioritete që e bëjnë atë të arritshëm, jo ​​thjesht një plan tjetër me qëllime të paarritshme. Ky plan do t’i japë një shtysë të re, të fortë procesit të integrimit evropian. Me realizimin e tij, i cili varet edhe nga BE-ja, por mbi të gjitha nga ne, vendet e Ballkanit Perëndimor do të dyfishojnë përmasat e ekonomisë së rajonit dhe të vendit përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik”, tha mes tjerash kryeministri Kovaçevski nga Brukseli./KlanMacedonia

Maqedoni16 minutes ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri46 minutes ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme2 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Lajme2 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni3 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme3 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri3 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme3 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme4 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme5 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Maqedoni5 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme5 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

NA NDIQ NË FACEBOOK