Connect with us

Maqedoni

Kovaçevski: Kanë filluar bisedimet e koalicionit për pjesëmarrje në Qeverinë Teknike

Publikuar

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Konavçevski, ka njoftuar se bisedimet me disa nga partnerët e koalicionit kanë filluar dhe pritet të intensifikohen në ditët në vijim për të rregulluar ecurinë e zgjedhjeve. Në një deklaratë të mbajtur sot, ai ka theksuar se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe se të gjitha partitë duhet të përmbushin obligimet e tyre ligjore për të siguruar një proces zgjedhor të paster.

Në lidhje me pyetjen nëse partia e VMRO-DPMNE, do të jetë pjesë e qeverisë teknike, Kryeministri Konavçevski ka thënë se është një obligim ligjor dhe ka përmendur se kjo është një mospërfillje e ligjit të mos të përmbushen detyrimet ligjore në këtë proces.

“Të gjitha partitë politike, në përputhje me Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për Zgjedhjet, duhet t’i përmbushin obligimet e tyre, që të mos lihet asnjë njollë në procesin zgjedhor,” theksoi Kryeministri Kovaçevski.

“Është njësoj sikur të më pyesni a do ta dorëzoj dorëheqjen për 100 ditë në Qeveri dhe t’ju them jo, do ta dorëzoj në ditën 96. Kjo është mospërfillje e ligjit. Të gjitha partitë politike, në përputhje me Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për Zgjedhjet, duhet t’i përmbushin obligimet e tyre, që të mos lihet asnjë njollë në procesin zgjedhor”, shtoi Kovaçevski.

Gjithashtu, Kryeministri njoftoi se LSDM-së ka marrë të gjitha vendimet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë teknike. “Kemi definuar propozimet tona për ministra, propozime për zëvendësministra, propozime për zëvendësministra shtesë në MPB dhe në MPP. Koordinatori ynë zyrtarisht është promovuar si kandidat për president në Kuvend,” shtoi Kryeministri Konavçevski. Ai gjithashtu ka paralajmëruar një takim me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, por nuk ka specifikuar datën e saktë të takimit.

Lajme48 minutes ago

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri3 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme4 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni5 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni5 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri5 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme6 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme6 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni8 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota8 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme8 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

NA NDIQ NË FACEBOOK