Connect with us

Lajme

Kontigjenti i specializuar i FSK-së dërgohet në Shqipëri për gjetjen e qytetarit që dyshohet se u mbyt në Bunë

Publikuar

Një kontingjent i specializuar i FSK-së sot është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që dyshohet se është mbytur në lumin Buna. Në njoftimin…

Një kontingjent i specializuar i FSK-së sot është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që dyshohet se është mbytur në lumin Buna.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se kërkesa është bërë nga e ana autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të dielën rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, 65 vjeçari nga Mitrovica.

Shërbimet e Policisë shqiptare kishin shkuar menjëherë në vendngjarje për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit por deri më tani nuk kishin sjellë ndonjë rezultat.

NA NDIQ NË FACEBOOK