Lajme
KONKURS: Përkthyes shqip-serbisht dhe anasjelltas

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall: K O N K U…
Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës
Titulli i punës: Përkthyes shqip-serbisht dhe anasjelltas
I raporton: Menaxherit të Departamentit të Administratës
Niveli i pagës: 5
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuha shqipe në serbe dhe anasjelltas;
- Përkthim simulant dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas në takime të niveleve të ndryshme të Ndërmarrjes
- Përkthim konsekutiv ne seminare, komisione dhe takime të ndryshme
- Përkthim administrativ duke i shtypur në kompjuter në formë të drejtë drejtshkrimore;
- Korrigjon dhe dërgon shkresa e materiale sipas nevojave të NPB-së
- Protokollon materialet e përkthyera në librin e regjistrit dhe i arkivon në mënyrë elektronike;
- Bashkëpunon me zyrtarët tjerë në përmbushjen sa më të suksesshme të detyrave duke u konsultuar me eprorin;
- Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz te kulturave te ndryshme, besimeve fetare të ndryshme kundër vështrimeve politike të mbaj paanësinë dhe objektivitetin;
- Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve për përkthim ( teknikat e përkthimit);
- Kryen punë të tjera sipas kërkesës së eprorit;
Kualifikimi
- Diplomë universitare;
- Së paku 2 vite përvojë pune profesionale;
Aftësitë
- Zotim i shkëlqyeshëm i gjuhëve shqipe dhe serbe ;
- Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikoj;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter
- Aftësi në përmbushjen e detyrave dhe punëve me ngarkesë, dhe përcaktimin prioriteteve;
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
- Aplikacioni i NPB-së;
- Dëshmitë për Shkollim- Diplomë universitare
- Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vite përvojë profesionale.
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 15.12.2023 deri më 29.12.2023
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

















