Connect with us

Lajme

Këto janë vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës në mbledhje

Publikuar

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për vendimet e marra në këtë mbledhje, në të cilën ka: –        Rialokuar 320,428.00€ për…

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për vendimet e marra në këtë mbledhje, në të cilën ka:

–        Rialokuar 320,428.00€ për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme. 

 –        Miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

 –        Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK