Connect with us

Kosovë

Kërcënohet me jetë gazetari në Kosovë, mesazhi: 31 plumba t’i kisha dhanë

Publikuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se është kërcënuar me jetë gazetari Fatlum Berisha në rrjetin social “TikTok”.

“31 plumba t’i kisha dhanë”, ishte njëri ndër komentet me përmbajtje kërcënuese që ishte i pranishëm në videot e gazetarit Berisha.

Edhe pse rasti është raportuar në Polici, AGK-ja shprehet e shqetësuar me kërcënimet që u bëhen gazetarëve. Ata i bëjnë thirrje Policisë që të marrin hapat e nevojshmë dhe të bëjnë identifikimin e këtyre personave.

“I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente” thuhet në njoftimin e AGK-së.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK