Connect with us

Shëndetësi

Katër shenja të hershme paralajmëruese të demencës që mund t’i dalloni kur jeni duke ecur

Publikuar

më

Demenca është një term i përgjithshëm për humbjen e aftësisë për të kujtuar, menduar ose marrë vendime në masën që ndërhyn në jetën e përditshme të një personi. Diagnostikohet kryesisht vonë, sepse analizat janë komplekse dhe simptomat mund të jenë të paqarta.

Një diagnozë e vonshme do të thotë që pacientët kanë më pak kohë për kontroll dhe trajtim dhe për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Megjithatë, ekzistojnë katër shenja paralajmëruese të hershme që tregojnë se mund të keni demencë.

Profesoresha Gill Livingston, një psikiatre në University College London, ka thënë për Sun Health se ecja kërkon shumë mendime dhe kjo është arsyeja pse njerëzit që vuajnë nga demenca, edhe në fazat e hershme, nuk mund të bëjnë gjithçka menjëherë.


Arma kundër Parkinsonit dhe Alzheimerit mund të jetë në mbetjet e zakonshme të kuzhinës

Lexo po ashtu
Arma kundër Parkinsonit dhe Alzheimerit mund të jetë në mbetjet e zakonshme të kuzhinës

“Jo vetëm që ecni, por duhet të ecni në hapësirë të mbushur me gjëra që duhet t’i shmangni, në një drejtim të caktuar, duke e mbajtur veten të ekuilibruar. Njerëzit që vuajnë nga demenca, edhe në fazat e hershme, nuk mund t’i bëjnë të gjitha këto gjëra përnjëherë”, ka shpjeguar ajo.

(Foto: The Sun)

Ndjenja e keqe e orientimit

Të gjithë humbin herë pas here, por çorientimi i vazhdueshëm mund të jetë një shenjë e sëmundjes së Alzheimerit, veçanërisht në fazat e hershme. Një studim i ri nga një ekip nga UCL ka zbuluar se njerëzit me këtë gjendje mbivlerësojnë kthesat dhe kanë një ndjenjë më të dobët për drejtimin kur ripërshkojnë hapat e tyre.

Kjo nuk ndodh vetëm pse njerëzit me këtë gjendje humbin kujtesën, por ata humbin edhe perceptimin për botën përreth tyre. Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme mund të kenë probleme për të kuptuar objektet, duke i parë gjërat si tredimensionale kur nuk janë, apo si 2D kur në fakt janë 3D.

“Kjo do të thotë se ata shohin objekte që nuk janë aty, gjë që mund t’i detyrojë të ecin në një drejtim të ri ndërsa përpiqen ta shmangin atë. Ose do të thotë se mund të bien mbi gjërat që mendojnë se janë të sheshta. Për më tepër, ata nuk mund t’i mbajnë mend gjërat që kanë parë më parë, kështu që kthimi në vende mund të jetë i vështirë”, sqaron profesoresha.


Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun

Lexo po ashtu
Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun

Temp më i ngadaltë

Të gjithë kemi shpejtësi të ndryshme ecjeje, por ngadalësimi çdo vit mund të jetë një shenjë e hershme e demencës. Ndërsa aftësitë njohëse bien, të menduarit bëhet më i ngadalshëm. Kjo do të thotë që pacientëve u duhet më shumë kohë për të menduar se ku po shkojnë dhe si të arrijnë te disa objekte, gjë që i ngadalëson ata.

Një studim australian, i cili shqyrtoi shpejtësinë e ecjes së mbi 17.000 të rriturve mbi moshën 65 vjeçare, zbuloi se ata, ritmi i të cilëve binte me pesë për qind ose më shumë çdo vit, kishin më shumë gjasa të zhvillonin demencë, krahasuar me ata, shpejtësia e ecjes së të cilëve nuk ndryshonte.

Hapa më të vegjël

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga demenca kanë më shumë gjasa të bëjnë hapa më të vegjël kur ecin. Një studim amerikan i publikuar në vitin 2016 tregoi se hapat më të vegjël dhe një ecje më e gjerë, ku një person ecën me këmbët e hapura anormalisht, janë një nga shenjat e para të kujtesës së dobët.

Por, deri më tani, ekspertët nuk e dinë pse këto modele të ecjes janë të zakonshme te njerëzit me këtë sëmundje.


Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave

Lexo po ashtu
Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave

Ndryshimi në lëvizjen e krahëve

Mënyra se si një person tund krahët gjatë ecjes mund të jetë gjithashtu një shenjë e demencës. Disa studime kanë treguar se lëvizja më e rrallë e krahut gjatë ecjes është në fakt një shenjë paralajmëruese e hershme e kësaj gjendjeje.

Sipas psikiatres Gill, kjo ndodh pasi njerëzit me demencë luftojnë për ta ruajtur ekuilibrin derisa janë në lëvizje. Për të qëndruar në këmbë dhe për ta ruajtur ekuilibrin, ata që vuajnë nga kjo gjendje tundin krahët më shpesh, por i mbajnë më afër trupit.


Shenjat dhe simptomat tjera të demencës…

Demenca ndikon në aftësitë mendore të një personi, kjo mund të përfshijë:

Vështirësi në rritje me obligimet dhe aktivitetet që kërkojnë përqendrim dhe planifikim

Depresion

Ndryshime në personalitet dhe disponim

Periudhat të konfuzionit mendor

Vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura


/Telegrafi/

The post Katër shenja të hershme paralajmëruese të demencës që mund t’i dalloni kur jeni duke ecur appeared first on Telegrafi.

Maqedoni51 minutes ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri1 hour ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme2 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni3 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri4 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme5 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni6 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri7 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme8 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme8 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme9 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni9 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK