Lajme
Katër medalje për Kosovën, Osmani: Asnjë fitore sikur kjo para publikut kosovar

Ekipi kosovar në xhudo fitoi sot një medalje të artë dhe tri të bronzta në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt sot në Prishtinë. Akil Gjakova fitoi medaljen e…
Ekipi kosovar në xhudo fitoi sot një medalje të artë dhe tri të bronzta në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt sot në Prishtinë.
Akil Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ndërkaq, medalje të bronzta fituan edhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena.
Pas këtij suksesi ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Kosova, shtet i xhudos. Në Kampionantin e Hapur Evropian të mbajtur në Prishtinë, Akil Gjakova shkëlqeu duke marrë të artën e Distria Krasniqi, Dardan Cena e Nora Gjakova me medalje të bronztë. Asnjë fitore nuk është sikurse kjo para publikut kosovar. Prandaj për këtë ju falënderojmë përjetësisht: Majlinda, Driton e Agron Kuka”, shkroi Osmani në Facebook.




















