Connect with us

Lajme

Kaos në Serbi, protestuesit tentojnë të futen në Kuvend

Publikuar

më

Një protestë e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” po zhvillohet para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve në Beograd.

Opozita është duke tentuar të futet në ndërtesën e Kuvendit.

Studentët protestues i kërkuan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të plotësojë kërkesat e tyre deri të dielën në mbrëmje dhe thanë se në të kundërtën do të bllokojnë të hënën të gjithë Beogradin.

Ata po kërkojnë nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale që të kontrollojë listën zgjedhore, ndërsa për përgjigje dhanë afat deri të hënën – në të kundërtën shpallin bllokadë të kryeqytetit.

Opozita dhe studentët kanë disa ditë që janë futur në protesta, teksa nënkryetarja e PSSH-së, Marinika Tepiq, ka shtatë ditë me radhë në grevë urie.

VIDEO:

The post Kaos në Serbi, protestuesit tentojnë të futen në Kuvend appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK