Connect with us

Lajme

Grabitje e armatosur tek këmbimorja në lagjen Tophane

Publikuar

Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. “Pas…

Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka thënë ajo derisa ka shtuar “Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”.

NA NDIQ NË FACEBOOK