Lajme
Gjilan: Po voziste në gjendje të dehur, gjobitet shoferi dhe i ndalohet vozitja për gjashtë muaj


Policia e Kosovës në Gjilan, përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë ndaluar dhe gjobitur një person që po voziste në gjendje të dehur.
Në komunikatë thuhet se i njëjti ishte serb dhe pas ndalimit të tij i është bërë matja e alkoolit që ka rezultuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.61 promilë.
“Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200)
euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve
motorike në afat prej gjashtë (6) muaj”, thuhet në komunikatë./Reporteri.net/

Gjetën portofolin me mbi 1 mijë euro në të, qytetarët nga Vitia e dorëzojnë në Polici
<p>The post Gjilan: Po voziste në gjendje të dehur, gjobitet shoferi dhe i ndalohet vozitja për gjashtë muaj first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

















