Bota
Fundoset kafeneja e ndërtuar mbi ujë në Serbi! Dalin pamje dramatike nga përpjekjet për shpëtim

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga fundosja e kafenesë mbi ujë të quajtur “Kartel” në Beograd të Serbisë, përcjell TV21.
Në pamje shihet se si lokali është fundosur në lumin Sava, deri sa në lokal kishte qindra persona. Kreu i Departamentit për Gjendje të Jashtëzakonshme në Serbi (SVS), Lluka Çaushiq thotë se nuk ka viktima nga aksidenti, ndërsa theksoi se nga SVS janë evakuuar 117 persona.






















