Connect with us

Lajme

Eskalon protesta për vrasjen e Liridona Ademajt, protestuesit hedhin gaz- shtohet numri i policëve

Publikuar

Protesta e ftuar me qëllim të solidaritetit për vrasjen e Liridona Ademajt ka eskaluar, pasi protestuesit pjesëmarrës kanë hedhur gaz me ngjyrë. Gazeta Insajderi po raporton nga vendi i ngjarjes,…

Protesta e ftuar me qëllim të solidaritetit për vrasjen e Liridona Ademajt ka eskaluar, pasi protestuesit pjesëmarrës kanë hedhur gaz me ngjyrë.

Gazeta Insajderi po raporton nga vendi i ngjarjes, teksa ka mësuar se gazi është hedhur në drejtim të mediave prezente.

Më pas është shtuar numri i Policisë së Kosovës, ku kanë vendosur kordonin përpara objektit të Qeverisë.

Protestuesit patën protesta edhe përpara objektit të Policisë rajonale të Prishtinës.

Prezent në fillimin e protestës janë parë të afërm të Liridona Ademajt, duke mbajtur pankarta në duar “Drejtësi për Liridonën!”.

“Burrat vrasin gratë”, “Vrasësit e grave në burg”, “Poshtë patriarkati” kanë qenë disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK