Connect with us

Lajme

Ekspertët e OKB-së bëjnë thirrje të votohet armëpushimin në Gaza në Këshillin e Sigurimit

Publikuar

më

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut u kërkuan shteteve anëtare të promovojnë armëpushimin “të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Gaza përpara votimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.…

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut u kërkuan shteteve anëtare të promovojnë armëpushimin “të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Gaza përpara votimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të përdorin të gjitha masat që kanë në dispozicion dhe ndikimin e tyre për të promovuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza”, thanë ekspertët në një deklaratë.

Shtetet “duhet të mobilizohen tani dhe të veprojnë kolektivisht për të shpëtuar Gazën nga shkatërrimi total dhe vdekshmëria masive, në mënyrë që të ruajnë arsyen e ekzistencës së Kombeve të Bashkuara”.

“Shtetet anëtare duhet të veprojnë në Këshillin e Sigurimit ose Asamblenë e Përgjithshme për të nxitur një armëpushim të përhershëm në Gaza”, nënvizuan ekspertët.

Ata mirëpritën gjithashtu vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për t’u thirrur në Nenin 99 të Kartës së OKB-së për herë të parë që kur ai mori postin në 2017, për vendosjen e një armëpushimi.

Në një letër të mërkurën, Guterres tha: “I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit të bëjë presion për të shmangur një katastrofë humanitare. Unë përsëris apelin tim për shpalljen e një armëpushimi humanitar. Kjo është urgjente.”

Të paktën 17.487 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 46.480 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga 7 tetori pas sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas.

Maqedoni39 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK