Sport
E duan Barcelona dhe Reali, sulmuesi i Cityt u jep fund dilemave

Barcelona dhe Real Madrid e kanë në listat e dëshirave, por Julian Alvarez është i lumtur te Manchester City dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient.
Pasi fitoi Kupën e Botës si protagonist, sulmuesi argjentinas fitoi tripletën me skuadrën e Pep Guardiolës sezonin e kaluar.
Në lidhje me interesimin e katalanasve dhe Los Blancos, 23-vjeçari u shpreh se është i përqendruar plotësisht te Manchester City.
Lexo edhe:
- Tsimikas rrezikon 8 javë jashtë fushë së blertë, Saka kërkon falje për ndërhyrjen e gabuar
- Mazzarri: Humbja ndaj Roma-s? E gjeta Napolin me probleme, kalendari ishte shumë i vështirë këto javë
- Mourinho: Në janar nuk mund të bëjmë atë që duam, me grupin e plotë jemi shumë të fortë
- Marotta zbulon planet e merkatos: Ja kush vjen në janar
“E vërteta është se jam shumë i lumtur te City. U bë më shumë se një vit që jam pjesë e këtij klubi. Dhe ndihem mirë me sukseset që kemi arritur.
Nuk jemi ngopur. Objektivi ynë është të konkurrojmë përsëri për fitimin e çdo trofeu“, thekson Alvarez, i cili sapo fitoi edhe Botërorin për Klube me Citizens.
10 gola dhe 9 asiste numëron goleadori argjentinas deri në këtë fazë të sezonit me Manchester Cityn.
The post E duan Barcelona dhe Reali, sulmuesi i Cityt u jep fund dilemave appeared first on SuperSport.






















