Kosovë
Dy nga viktimat e aksidentit në Prizren ishin futbollistë, KF Gjakova me telegram ngushëllimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në dalje të autostradës ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë e goditjes nga një veturë kanë vdekur tre këmbësor dhe tre…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në dalje të autostradës ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë e goditjes nga një veturë kanë vdekur tre këmbësor dhe tre të tjerë janë lënduar, shkruan Insajderi.
Dy nga viktimat ishin futbollistë.
Njoftimi u bë nga Klubi i Futbollit Gjakova.
“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ish-futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftim.
Rastin e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës., të cilët thanë se shoferi i veturës e kishte humbur kontrollin gjatë ngasjes, ku më pas goditi për vdekje tre të rinjtë.
“Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë“, tha policia.
Ndërsa, tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Kurse, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.






















