Kosovë
Digjet bredhi i festave në qendër të Hanit të Elezit – FOTO

Digjet bredhi i festave në qendër të Hanit të Elezit – FOTO
Visar Hasallari
28.12.2023 – 11:15
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur bredhi i festave në qendër të Hanit të Elezit.
Kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, ka thënë për KALLXO.com se ende nuk i dinë arsyet se pse dhe si ka ndodhur, por që ka bërë të ditur se për rastin është e njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Arsyet ende nuk i dijmë, por rreth orë 02:00 të mëngjesit ka ndodhë. Policia është duke u marrë me hetimet, ne iu kemi ofruar ato pamjet e kamerave.
Tash është pjesë e hetimeve se çka ka ndodhë” – ka thënë Ballazhi përmes telefonit.KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informatave.


















