Connect with us

Shqipëri

Digjet banesa një kateshe në Has, shkak shkëndija elektrike

Publikuar

Shkrumbohet banesa një kateshe në Njësinë Administrative Golaj, Bashkia Has.

Në prag të fundvitit është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit një shtëpi në Golaj të Hasit. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikses nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Sakaq, grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.

Ndërkohë, familja e  S. Meshi nga djegja e banesës ka ngelë në qiell të hapur./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK