Connect with us

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Lajçak dakordohen për hapa të mëtejmë

Publikuar

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak ka thënë se ka pasur një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Lajçak ka shkruar se është arritur dakord…

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak ka thënë se ka pasur një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak ka shkruar se është arritur dakord për hapa të tjerë në dialog dhe zhvillimin e takimeve të radhës.

​ “Sot pata një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, për një listë të çështjeve të Dialogut. U ra dakord për takime të tjera dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

NA NDIQ NË FACEBOOK