Connect with us

Lajme

Detaje të reja nga ngjarja e Kurbinit, zbardhet dëshmia e policit: Dy persona me maska më kërcënuan, qëlluan në ajër

Publikuar

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja në Kurbin ku një efektiv policie pretendon se është kërcënuar me armë nga një person i maskuar.

Në dëshminë dhënë para kolegëve të tij efektivi i policisë ka deklaruar se dy persona të maskuar i kanë dalë përpara dhe e kanë kanë kërcënuar me armë duke qëlluar në ajër.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.

Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. /Albeu.com/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK