Connect with us

Lajme

Deri në 3 orë pritje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Publikuar

Fluksi i madh i qytetarëve në prag të fesave të fundvitit ka bërë që të krijohen kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është zgjatur deri në 3 orë koha e pritjes në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.

Ndëkaq, pritje deri në 1 orë ka edhe në pikën kufitare në Jarinje, deri në gjysmë ore në Bërnjak dhe Merdarë, ndërsa në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta.

Tek Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Muçibabë, kolonat janë nga 500 metra, ndërkaq në Merdarë kolona është 150 metra dhe në Bërnjak 50 metra.

The post Deri në 3 orë pritje, kjo është gjendja në pikat kufitare appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK