Connect with us

Lajme

Deputetja britanike akuzon Serbinë: Po e strehon fajtorin për vrasjen e Afrim Bunjakut

Publikuar

më

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar mbi zhvillimet politike në kuadër të zgjedhjeve në Serbi për të cilat OSBE raportoi se pati keqpërdorime. Derisa edhe Gjermania zyrtare e quajti të…

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar mbi zhvillimet politike në kuadër të zgjedhjeve në Serbi për të cilat OSBE raportoi se pati keqpërdorime.

Derisa edhe Gjermania zyrtare e quajti të papranueshme këtë lloj politike të Vuçiqit, Kearns thotë se është vetë Serbia ajo që tani po strehon fajtorin e vrasjes së zyrtarit policor kosovar në sulmin serb terrorist në Banjskë.

”Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj”.

Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”.

NA NDIQ NË FACEBOOK