Connect with us

Lajme

Çitaku për vrasjen e Liridona Murselit: Sa dhimbje e trishtim

Publikuar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murselit. Çitaku tha se në këto momente është pa…

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murselit.

Çitaku tha se në këto momente është pa fjalë.

“Sa dhimbje e trishtim për Liridonën. Jam pa fjalë”, shkruan ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

NA NDIQ NË FACEBOOK