Connect with us

Sport

Chelsea, gati të shesë mesfushorin e “Tre Luanëve” për një numër 9

Publikuar

Chelsea synon të jetë protagonist i madh në dritaren e ardhshme të merkatos, por jo vetëm në hyrje. Sipas “Daily Mail”, një nga “yjet” dhe kapiteni i bluve të Londrës, Connor Gallagher, mund të sakrifikohet për shkak të Fair Play-t financiar.

Me kontratë deri në qershor të vitit 2025, ende nuk ka negociata mes mesfushorit anglez dhe klubit për një rinovim të mundshëm dhe Gallagher është një nga lojtarët me pagën më të lartë. Kështu, pavarësisht se është një nga të paprekshmit e Mauricio Pochettino, numri “23” mund të jetë “trampolina” për të mbërritur te një sulmues “pykë”.

Lexo edhe:

Stafi i Chelsea-t ka në shënjestër dy sulmues të rëndësishëm: Iván Toney dhe Osimhen.

Nuk mungojnë klubet që e pëlqejnë anglezin, sidomos trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, ka shumë vlerësim për të. “Spurs”-at janë në kërkim të një “ylli” të ri pas lëndimit të James Maddison.

The post Chelsea, gati të shesë mesfushorin e “Tre Luanëve” për një numër 9 appeared first on SuperSport.